Home Aktualitet Veliaj për Pr...

Veliaj për Presidentin e ri: Të mos i trajtojë dekoratat e larta si teneqe për qoka. Nuk na duhen sharlatanë

164
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha përcaktimin e tij sesi do të jetë Presidenti i ri, në një kohë që partia e tij, PS thotë se i kanë votat për herë të parë që ta zgjedhin vetë kreun e ri të shtetit. Ai tha se çdo figurë që është e kundërta e Ilir Metës dhe konsiderohet dinjitoze, do të konsiderohej me seriozitet nga PS-ja. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e ardhjes së një gruaje në karrigen e presidentit. Po ashtu Veliaj thotë se nuk na duhen sharlatanë dhe presidentë që i trajojnë dekoratat e larta të Shqipërisë si teneqe për qoka.

Deklarata e plotë

Njerëz që janë dinjitozë, që nuk na fusin në sherr me aleatët, që janë esëll shumicën e ditës, që nuk investojnë në përçarjen e vendit, që nuk i trajtojnë dekoratat e larta të Shqipërisë si teneqe për qoka elektorale.

Kush ka një ide për persona të këtij identikiti, që është gjithçka e kundërt me atë që është sot Ilir Meta, unë besoj do konsiderohej me shumë seriozitet. Unë besoj që në këtë vend ka burra dhe gra të mrekullueshëm. Nuk na duhen sharlatanë.

Unë besoj që kur ti shikon me çfarë autoriteti qeverisi në atë post Alfred Moisiu, si identikit apo Bamir Topi i cili erdhi nga një parti politike, tha “prit pak, ti njerëz në bulevard, si këlyshë, nuk vret, kjo nuk mund të ndodhë”.

Kemi pasur njerëz dinjitozë ndaj për sa kohë Shqipëria në ditët më të vështira ka prodhuar më të mirët e vet të vijnë në shërbim të publikut, unë besoj që çdo njeri është ndryshe nga karikatura që pamë Ilir Metën në 5 vitet e fundit, do ishte shumë i mirëpritur të vetëofrohej ose rekomandohej nga të tjerë.

S’e përjashtoj fare që një zonjë e nderuar të jetë kryetarja e ardhshme e shtetit dhe të na bashkojë, jo të na përçajë dhe me aleatët të mos fillojë luftëra imagjinare me dronë e male me gropa dhe mundësisht të jetë esëll pjesën më të madhe të ditës për të bërë një punë dinjitoze.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit