Home Aktualitet Vendimi i pap...

Vendimi i papritur nga Britania, azilkërkuesit shqiptarë nuk do të depërtohen

423
0

Në një kohë që gomonet me shqiptarë nuk rreshtin drejt Anglisë, kur edhe në muajin gusht të këtij viti, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ish-homologia britanike, Priti Patel nënshkruan një ujdi, sipas të cilës do të përshpejtoheshin procedurat e deportimit të shtetasve shqiptarë që kishin kaluar ilegalisht kanalin e La Manshit, duket se fati është me shqiptarët.

Autoritetet britanike thonë se nuk mund ta zbatojnë këtë marrëveshje pasi bie në kundërshtim me legjislacionin vendas. Pohimi është bërë nga departamenti legjislativ i Ministrisë së Brendshme britanike, që u ka kthyer përgjigje organizatave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

53 % e shqiptarëve që kërkojnë azil në Britaninë e Madhe u jepet ky status. Shifrat konfirmojnë se për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, vendlindja nuk konsiderohet një vend i sigurt për të jetuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit