Home Aktualitet VIDEO/ Karta ...

VIDEO/ Karta e Studentit në Vlorë, ministrja Manastirliu: Mbështetje me bursa dhe kredi me kosto të ulët

14
0

Ministria e Arsimit dhe Sportit përmbyll ciklin e marrëveshjeve për programin e Kartës së Studentit, për studentët e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, me nënshkrimin e marrëveshjes nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha.

Karta e Studentit do të sjellë favore të shumëfishta për studentët e Universitetit të Vlorës, pas atyre të Universitetit të Tiranës, Durrësit, Korçës, Elbasanit, Shkodrës, Gjirokastrës dhe Kamzës, duke përmbyllur kështu ciklin e marrëveshjeve të Kartës së Studentit në çdo bashki që ka universitet në territorin e saj, që ofron mbështetje me shërbime për studentët në të gjithë Shqipërinë.

“Ne sot firmosim një marrëveshje angazhimi për Kartën e Studentit, një mekanizëm shumë i nevojshëm për mbështetjen e studentëve të cilët kanë zgjedhur të studiojnë në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës dhe që sigurisht kanë nevojë për mbështetje përgjatë gjithë viteve të tyre të studimit, përpos asaj mbështetjeje që jep qeveria për grupe të ndryshme të studentëve për të cilët ne kontribuojmë nëpërmjet uljes së tarifave, përgjysmimit të tyre apo tarifave zero. Gjithashtu edhe nëpërmjet bursave për grupe të ndryshme studentore, bursave sa paga minimale për studentët që kanë zgjedhur programet prioritare apo mbështetjes për studentët ekselentë”, nënvizoi Manastirliu.

Sipas saj, tashmë dhe Karta e Studentit që do të bëhet një realitet i prekshëm menjëherë pas firmosjes së kësaj marrëveshjeje do të ofrojë një seri shërbimesh. Ministrja Manastirliu theksoi gjithashtu angazhimin e qeverisë për mbështetjen për studentët edhe  përmes bursave dhe kredisë studentore.

“Janë 50 mijë studentë në Universitetet tona që mbështeten nëpërmjet bursave, reduktimit të tarifave apo tarifave zero. Këtë vit për herë të parë ne kemi bërë të mundur një tjetër instrument për atë kategori studentësh që duan të përfitojnë kredi të buta me interes të lehtësuar ku pjesën më të madhe të interesave të kredisë e mbulon shteti dhe ku ata nëpërmjet kësaj kredie të lehtësuar aksesojnë shërbime të ndryshme apo e bëjnë edhe më të lehtë jetën studentore”, tha Manastirliu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit