Home Euro 2020 Vllaznia firm...

Vllaznia firmos me talentin e akademisë, Klejdi Paloka

210
0

Vllaznia nuk ka lënë në harresë as talentet e rritur në akademinë e klubit, pasi sot ka firmosur me një tjetër prej tyre. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Klejdi Paloka, i cili në ekipet e moshave të Vllaznisë ka treguar se mund të luajë si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë dhe sot ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me kuqeblutë.

Paloka bëhet futbollisti i tretë nga akademia, që firmos një kontratë afatgjatë me kuqeblutë, pasi më herët kanë firmosur për 5 sezone edhe mbrojtësi Geralb Smajli e sulmuesi Mersian Muliu.

Këta futbollistë do të luajnë rregullisht te Vllaznia B dhe njëkohësisht do të kenë mundësi të tregojnë vlerat edhe para trajnerit Thomas Brdariç, me shpresën për të marrë sa më shumë minuta edhe në skuadrën e parë.

Kontratat 5-vjeçare janë dëshmi se klubi i Vllaznisë beson shumë te talenti dhe cilësitë e këtyre elementëve, të cilët pritet të shndërrohen në bazën e ekipit gjatë sezoneve të ardhshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit