Home Sporti Wanda Nara i ...

Wanda Nara i kërkon divorcin Icardit, por dhe 60 milionë euro

254
0

Wanda Nara ka kërkuar divorcin nga sulmuesi Mauro Icardi. Gruaja-agjente e sulmuesit të PSG-së tashmë po mendon për ndarjen, pasi ka zbuluar tradhtinë e tij. Për këtë arsye, dhe jo për të bërë paqe, sulmuesi i PSG-së fluturoi nga Parisi në Milano, duke anashkaluar dy seanca stërvitore.

Sipas programit televiziv “Los Angeles de la manana” (LAM), flitet për një ndarje të “60 milionë eurove prona dhe para, me gjithçka tjetër që mund të kenë në formë bizhuterish, veprash arti etj”.

Të dy mund të divorcohen në Francë, pavarësisht se dasma më 2014 u zhvillua në Buenos Aires, Argjentinë. Ndërkohë, Wanda u largua nga Milano, duke ndarë një video enigmatike në rrjetet sociale.

Para se të paraqiste kërkesën për divorc, Wanda dyshohet se punësoi një hetues privat për të mbledhur prova dhe për të konfirmuar dyshimet e saj. Detektivi ia doli të hakonte telefonin e burrit të saj. Argjentinasi kishte komunikime me Eugenia Suarez, por nuk është konfirmuar se kanë pasur diçka mes tyre,

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit