Home Sporti Zbulohen form...

Zbulohen formacionet për super duelin PSG-Real Madrid, Neymar e nis nga stoli

98
0

Champions League pas pak minutash sjell një super ndeshje mes Paris SG dhe Real Madrid. Të dy strategët, Pochettino dhe Ancelotti kanë zbuluar formacionet për këtë super duel.

PSG do të luajë me vendosjen 4-3-3. Di Maria, Messi dhe Mbappe do të luajnë në majën e sulmit, duke lënë në stol Neymar, i cili do ta nisë nga pankina këtë duel. Braziliani ende nuk është në formën e tij optimale.

Në krahun tjetër Ancelotti është treguar më i guximshëm, pasi do të hedhë në fushë Benzema, i cili rikthehet pas një dëmtimi. Në krahë të tij do të jenë Vinicius Junior dhe Asensio. Në mesfushë do të jetë trinomi, Kroos, Modric dhe Casemiro. /R.Lika-Koha Jonë/

Image

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit