Home Bota Aleati i Puti...

Aleati i Putinit zbulon lëvizjen: Me nisjen e Luftës III Botërore, sulmi i parë do të jetë mbi…

2105
0

Aleati i presidentit rus Vladimir Putin, gjenerali rezervist Andrey Gurulyov ka deklaruar se kryeqyteti i parë që do të sulmohet nga Moska në nisjen e Luftës së Tretë Botërore, do të jetë Londra. Për të Moska nuk do të synojë Varshavën, Parisin apo Berlinin dhe në vend të tyre do të sulmojë Londrën.

Në televizionit shtetëror rus, 54-vjeçari tha se nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për të parandaluar që Perëndimi të bllokonte enklavën ruse të Kaliningradit, përveçse pushtimin rus të vendeve baltike të NATO-s.

“Ne do të shkatërrojmë të gjithë grupin e satelitëve hapësinorë të armikut. Askujt nuk do t’i interesojë nëse janë amerikanë apo britanikë, ne do t’i shohim të gjithë si NATO. Së dyti, ne do të zbusim të gjithë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, kudo dhe 100 për qind. Së treti, sigurisht që nuk do të fillojmë nga Varshava, Parisi apo Berlini. E para që do të goditet do të jetë Londra. Është e qartë kristal se kërcënimi për botën vjen nga anglo-saksonët”, tha Gurulyov.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit