Home Sporti Arsenali tent...

Arsenali tenton të joshë Lautaron me 17 mln euro në sezon

5
0

Nuk kanë fund sulmet në shtëpinë e Interit të rrëmbyer yjet e saj. Pas Hakimit që u transferua te PSG dhe Lukakut tek Chelsea-t, lojtari i radhës që mund të mbushë arkat e zikaltërve është Lautaro Martinez.

Tottenham deri më tani ka provuar që ta joshë me një ofertë prej 80 milionë eurosh, ndërkohë që Arsenal nga ana tjetër është gati që t’i japë lojtarit 275 mijë sterlina në javë.

Një shifër që në fund të sezonit arrin në 17 milionë euro, më shumë se dyfishi që përfiton aktualisht tek Interi. Ardhja e Lukakut mund të shoqërohet me largimin e argjentinasit dhe më pas të tentohet një tjetër sulmues tjetër. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit