Home Sporti “Asllani, një...

“Asllani, një siguri më shumë”, mediat italiane elozhe për talentin shqiptar

42
0

Kristjan Asllani po fiton gjithnjë e më shumë minuta tek Interi gjatë këtij sezon, duke marrë besimin e trajnerit Inzaghi.  “Asllani po më bind gjithnjë e më shumë, ndeshje pas ndeshje”, u shpreh trajneri i Interit pas ndeshjes kundër Salzburg.

Tani Asllani nuk është thjesht një zëvendësues, por është një opsion shumë i rëndësishëm për trajnerin Inzaghi, që tashmë do e ketë një alternativë shumë të mirë në një sezon të gjatë.

Asllani ka përpara një rival shumë të fortë, një nga regjisorët më të mirë në qarkullim si Calhanoglu, por e rëndësishme është që Inzaghi e ka gjithnjë në konsideratë.

“Asllani, Interi i Inzaghi-t ka një qartësi më shumë”, shkruan TuttoSport. Sipas mediave italiane, Asllani po projektohet si titullar në sfidën e radhës të Serie A, atë kundër Frosinones, që do të luhet këtë të diel.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit