Home Aktualitet Avokatja që m...

Avokatja që mbron Thaçin në Hagë: Procesi do zgjasë disa vite, uroj që gjyqi të nisë vitin tjetër

125
0

Rudina Jasini, ngjiti shkallët e gjykatës së Hagës, ku është edhe e vetmja shqiptare dhe grua, pjesë e trupës që mbron, Hashim Thaçin dhe tre të akuzuarit e tjerë për krime lufte.

“Jam aktualisht edhe një ndër avokatet mbrojtëse të një prej të akuzuarit e çështjes Thaçi dhe tre të akuzuarve të tjerë në Hagë. Është privilegj të punoj për një çështje, që unë e quaj çështje kombëtare. Nuk është se janë vetëm 4 të akuzuar. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme e Kosovës, e kombit shqiptar. Besoj se ka dhe një peshë më të veçantë ku mëson se ti po punon në një grup që dominohet nga gjinia mashkullore. Unë nuk shoh diferencën, por për mua e rëndësishme është puna që bëj. Sfidat na kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës. Nuk mund të them që të arrish sot këtu dhe të marrësh pamjen dhe seriozitetin, por mbaj dhe anën e femilitetit”.

Mbrojtja për katër të akuzuarit ka qenë sfiduese, por puna për ti liruar nga akuzat, thotë Jasini, është maksimale. “Jemi në një proces para gjyqësor dhe ky është një proces që do të zgjasë për disa vite. Është e vështirë që të komentoj në mënyrë specifike për çështjen. Po bëhet punë maksimale për mbrojtjen e 4 të akuzuarve. Do të kuptojmë më shumë kur të jemi në proces gjyqësor që shpresoj të fillojë vitin që vjen”,-tha për ”Report Tv”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit