Home Aktualitet Bardhi-Metës:...

Bardhi-Metës: Ishte KQZ që s’na lejoi të regjistroheshim në tetor për zgjedhjet lokale. Mos lëshoni fletë-rrufe

422
0

Në konferencën e djeshme, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tregoi me detaje qëndrimin e PD-së për zgjedhjet lokale të 2019. Meta tha se Basha i kishte kërkuar me përgjërim, anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, ku më pas sipas tij ishte kreu i demokratëve ai që vendosi datën 13 tetor 2019, si datë për këto zgjedhje që më pas nuk mori pjesë.

Kurse sot Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi mohoi këtë fakt, duke thënë se është e pavërtetë dhe se ishte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi të hapte procedurën për regjistrimin e kandidatëve dhe partive politike në zgjedhjet e tetorit.

Ai shton se ishin katër anëtarët e Edi Ramës në KQZ, që refuzuan të njihnin Dekretin e Presidentit të Republikës, ndaj dhe i bën thirrje Ilir Metës që të mos lëshojë fletë-rrufe.

”Për mua institucioni i Presidentit të Republikës është institucioni që përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk mundet kurrsesi që nga zyra e Presidentit të Republikës apo nga institucioni i Presidentit të Republikës, të dalin fletë-rrufe, shpifje apo akuza baltë drejtuar kryetarit të opozitës, kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Basha”,-tha Bardhi për ”Abc News”.

Zoti Meta, një ditë më parë doli publikisht dhe akuzoi Partinë Demokratike se ka bashkëpunuar me Partinë Socialiste, duke mos u regjistruar në datën që ai dekretoi për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, keni ndonjë koment për këtë?

Gazment Bardhi: Së pari, kjo është një e pavërtetë e madhe, sepse ju e dini që zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën, nuk u njohën nga Partia Demokratike dhe i gjithë koalicioni opozitar, por ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi të hapte procedurën për regjistrimin e kandidatëve dhe partive politike në zgjedhjet e tetorit.

Është e pamundur për një parti politike serioze, që të regjistrohet në bulevard, sepse për të marrë pjesë në zgjedhje duhet të paraqitet një kërkesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ju e mbani mend që katër anëtarët e Edi Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, refuzuan të njihnin Dekretin e Presidentit të Republikës e për pasojë të hapnin procedurën për regjistrimin në zgjedhjet vendore të dekretuara në përputhje me Kushtetutën nga Presidenti në tetor të vitit 2019.

Në këtë mënyrë ishte e pamundur për ne që të regjistroheshim në një proces që ishte i pahapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prandaj kjo është një e pavërtetë e madhe sikundër të gjitha të pavërtetat që për fat te keq kanë dalë gjatë këtyre ditëve nga zyra e Presidentit të Republikës.

Dua të shpreh keqardhjen, e kam thënë dhe më parë, për mua institucioni i Presidentit të Republikës është institucioni që përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk mundet kurrsesi që nga zyra e Presidentit të Republikës apo nga institucioni i Presidentit të Republikës, të dalin fletë-rrufe, shpifje apo akuza baltë drejtuar kryetarit të opozitës, kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit