Home Aktualitet Bardhi sqaron...

Bardhi sqaron pse protestuesit mblidhen poshtë ballkonit të Berishës dhe jo në Parlament

285
0

Sonte në ”Top Story”, i ftuar është kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ku foli për kaosin që grupi bën brenda në Kuvend dhe për Sali Berishën, që tashmë flet çdo natë tek dritarja dhe poshtë në rrugë janë mbështetësit e tij.

Grida Duma: Përse protestuesit shkojnë poshtë shtëpisë së Berishës dhe nuk protestojnë përpara parlamentit? Cila është strategjia që po ndiqni?

Gazment Bardhi: Besoj e kujtojmë që ka pasur protesta të qytetarëve përpara sallave ku zhvilloheshin seancat parlamentare.

Grida Duma: Poshtë ballkonit të Berishës mblidhen dhe mbajnë fjalime atje.

Gazment Bardhi: Patjetër që mund të ndiqet strategjia e përfoljes së të dyjave mënyrave. Kemi diskutuar që kjo do të jetë fillimisht betejë e deputetëve të opozitës. Askush nuk fliste më përpara, ndërsa sot mbështetësi më i madh i Edi Ramës të mos flasi. Edi Rama është një frikacak që nuk lejon kontrollin e parlamentit. Së dyti unë nuk kam gjetur një nga cilido nga partnerët ndërkombëtarë që më ka mohuar që pengesat janë legjitime. Ata kanë bërë thirrje për dialog.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit