Home Aktualitet BE kundër Kur...

BE kundër Kurtit, flitet me gjuhë të fortë. Masa shtesë nëse do ketë përshkallëzim

15
0

Mosgjetja e një gjuhe të përbashkët në Bruksel, bën që BE të paralajmërojë Kosovën, por edhe Serbinë, me masa ndëshkuese nëse mes tyre do të ketë përshkallëzim.

“Masat e vendosura në këtë rast kundër Kosovës janë masa të cilat janë të përkohshme të miratuara nga shtetet anëtare, sepse të gjithë ranë dakord: tani duhet të përdorim jo vetëm karotat, por edhe shkopinjtë’, dhe ato do të jenë në fuqi për sa kohë që shtetet anëtare mendojnë se janë të nevojshme, dhe ne mund t’i zvogëlojmë ato, por mund t’i shtojmë gjithashtu, nëse situata e kërkon këtë”,-tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

Ai shpjegoi se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, nuk e quajti dështim dialogun, por takimin e fundit e konsideroi pa rezultat. Gjithashtu konfirmoi se ndërmjetësuesit kanë informuar shtetet anëtare lidhur me zhvillimet e së enjtes në Bruksel, ndërsa paralajmëron se Kosova dhe Serbia po rrezikojnë të mbesin mbrapa në anëtarësimin në BE.

Përplasjet në distancë nuk kanë ndalur. Burime brenda BE-së hodhën poshtë pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se gjatë takimit, vetëm ai kishte paraqitur një propozim të sekuencuar për zbatim të marrëveshjes për normalizimin e raporteve. Pretendohet se ndërmjetësuesit u paraqitën palëve një plan për implementimin shkallë-shkallë të marrëveshjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit