Home Sporti Belgjikë-Fran...

Belgjikë-Francë përcaktojnë sonte dhe finalistin e dytë të Ligës së Kombeve

49
0

Pas gjysmëfinales së parë të Ligës së Kombeve mbrëmjen e sotme do të zbresin në fushë Belgjika dhe Franca. Në “Allianz Stadium”, “Djajtë e Kuq” këtë herë synojnë që të shkojnë deri në fund, për të koleksionuar në këtë mënyrë edhe trofeun e parë të rëndësishëm në historinë e përfaqësueses belge.

Didier Deschamps ka disa dilema për formacionin, teksa duhet të mendojë për lojtarin që do të vendosë në ndihmë të futbollistit të Manchester United Paul Pogba, për shkak të mungesës së madhe të mesfushorit N’Golo Kante. Përpara blutë pritet të zbresin në fushë me treshen Griezmann-Mbappe- Benzema, ndërkaq në anën tjetër trajneri Roberto Martinez i ka të gjithë në dispozicion, ndaj dhe “djajtë e kuq” do të rreshtojnë në sulm trinomin Kevin De Bruyne-Eden Hazard- Romelu Lukaku.

Belgjika kryeson bilancin e përgjithshëm të 74 përballjeve ndërmjet dy vendeve, 30 me 25 me fitore, ndërsa 19 takime kanë përfunduar në barazim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit