Home Aktualitet ”Belshi...

”Belshi një simbol i transformimit”, Gjiknuri: Fitore e padiskutuar në zgjedhjet vendore

57
0

Belshi ishte ndalesa e radhës në kuadër të turit të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit. Dy kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Denis Agolli dhe Marenglen Bali paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Belsh platformat e tyre të kandidimit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri tha se falë investimeve nga qeveria dhe pushteti vendor, Belshi është shndërruar në simbol të transformimit.

“Jam i bindur që dhe me shokët dhe me kandidatin për kryetar bashkie, ne do të arrijmë rezultat shumë të mirë. Në Belsh janë bërë shumë punë të mira. Belshi është kthyer në simbol të transformimit me investimet e shumta që ka bërë qeveria, me prodhimet e shumta bujqësore, me bukuritë natyre që tashmë kanë dalë si pasojë e infrastrukturës turistike. Është një trend që nuk do të ndalet dhe që këtë ta bëjmë të mundur, na duhet dhe një PS e shëndoshë”, tha Gjiknuri.

Drejtuesi politik i PS-së për Elbasanin, shprehu bindjen se rezultatet e mira të arritura në zgjedhjet e fundit në Belsh do të përsëriten dhe në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Ne të fillojmë të vëmë shtratin e nevojshëm për përgatitjet intensive elektorale që do të fillojnë në vjeshtën që kemi këtë vit sepse zgjedhjet vendore sipas ligjit do të zhvillohen për periudhën prill-maj. Bashkia Belsh është nga ato bashki që ka qenë një mbështetëse e kahershme e PS, është një parti që gjithmonë na ka mbështetur dhe rezultatet e fundit kanë dalë të mira. Patjetër që kjo është një bazë e mirë për të krijuar një fitore të padiskutuar në Bashkinë Belsh në zgjedhjet vendore”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit