Home Sporti Dzeko vendos ...

Dzeko vendos të largohet nga Interi, drejt transferimit në kampionatin turk

86
0

Edin Dzeko duket se e ka mbyllur aventurën te skuadra e Interit. Sulmuesit boshnjak i skadon kontrata në fund të këtij sezoni me Interin dhe me shumë mundësi zikaltrit nuk do të rinovojnë me të.

Destinacioni i radhës për sulmuesin 37-vjeçar nuk do të jetë më në Itali, por në Turqi. Sipas “Sportmediaset”, klubi i ardhshëm ku Edin Dzeko do të vazhdojë karrierën është Fenerbahce.

Agjenti i sulmuesit boshnjak thuhet se është në Turqi dhe po negocion me klubin. Kontrata që Fenerbahce i ka ofruar Dzekos është për 2 vite, i cili në dy sezone do të përfitojë 12 milionë euro plus bonuse. Transferimi mund të kryhet në ditët në vijim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit