Home Euro 2020 UEFA hap heti...

UEFA hap hetim disiplinor ndaj Anglisë për dhunën në “Wembley”

16
0

UEFA ka hapur procedime disiplinore për ngjarjet që lidhen me finalen e Euro 2020, duke përfshirë veprimet e tifozëve të Anglisë brenda dhe rreth stadiumit Wembley.

Tifozët patën përleshje me administratorët dhe policinë teksa u përpoqën që të shkatërronin portat rrethuese të stadiumit.

Shefi ekzekutiv i FA Mark Bullingham u kërkoi falje tifozëve që kishin blerë një biletë në rrugë legjitime dhe u prekën nga kjo dhunë. Ai është shprehur se “nuk kishte parë kurrë diçka të tillë”.

Anglia humbi ndaj Italisë në finale pas goditjes së penalltive, por i duhet të përballet tashmë me 4 akuza që janë ngritur nga UEFA dhe ku rrezikon një gjobë të majme. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit