Home Sporti E ka rivalin ...

E ka rivalin kryesor në La Liga, por Dani Alves thur elozhe për Benzema: Çfarë lojtari!

108
0

E ka kundërshtarin kryesor në kampionat, por kjo nuk do të thotë shumë për Dani Alves. Mbrojtësi brazilian përtej rivalitetit nuk i ka kursyer elozhet për Karim Benzema, pasi ky i fundit shënoi plotë tri gola për të përmbysur PSG në duelin e mbrëmjes së djeshme në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

“Nuk më intereson nëse është nga Real Madridi. Çfarë lojtari, çfarë lojtari i madh, Karim Benzema! E dua këtë lojë”, – ka shkruar futbollisti brazilian në Instagram.

Nuk mungoi as një koment në rrjetet sociale për francezin tjetër, Kylian Mbappe, i cili shënoi golin e parë: “Zonja dhe zotërinj, do t’ju them të njëjtën gjë që më tha dikur një mik dhe ish-shoku i skuadrës: futbollistët që kalojnë mbi 30 km/h duhet të ndryshojnë profesionin e tyre”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit