Home Sporti Egnatia trium...

Egnatia triumfon me përmbysje ndaj Kukësit, rimerr kreun e renditjes

19
0

]Egnatia rikthehet te fitorja në kampionat, teksa mposhti me përmbysje Kukësin, me rezultatin 2-1. Rrogozhinasit e nisën ndeshjen më kërkues që në fillim, por golin e gjetën verilindorët.

Në minutën e 26-të, ishte sulmuesi La Torre, i cili shënoi pas një kundërsulmi duke i dhënë avantazhin Kukësit. 10 minuta më pas, Fernando barazoi shifrat, duke shënuar nga pika e penalltisë.

Pjesa e dytë, nisi me Egnatian më kërkuese dhe në minutën e 56-të, ishte Spahiu që shënoi golin e përmbysjes. Me këtë fitore, skuadra e Tetovës mban vendin e parë me 23 pikë, 3 më shumë se Partizani, ndërsa Kukësi renditet në vendin e pestë me 13 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit