Home Sporti Ekipet shqipt...

Ekipet shqiptare në Conference League, vetëm Laçi fiton në duelet e para (VIDEO)

10
0

Skuadra shqiptare nuk patën aspak një ecuri të mirë në ndeshjet e para të turit të dytë në Conference League. Surpriza më e bukur ishte Laçi që triumfoi 1-0 ndaj Universitatea Craiovës duke mundur një ekip me një buxhetë shumë më të lart se ta. Një gol i Dejan Zarubicës, i ardhur nga një pasim perfekt i Lushkjes ishte i mjaftueshëm për të siguruar fitoren në ndeshjen e parë, që duhet të mbrohet në duelin e kthimit.

Vllaznia pësoi një humbje minimale përballë AEL-it, një rezultat jo i keq. Shkodranët u ndëshkuan në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë mbrojtën mjaft mirë rezultatin. Tashmë ekipi i Brdaric do tentojë një tjetër përmbysje si në turin e parë.

Partizani është praktikisht i eliminuar nga Conference League, pasi u mund me lehtësi 3-0 nga Baseli. Diferencat në “St. Jakob Park” ishin të dukshme dhe edhe pse demat u munduan të rezistonin duke aplikuar një lojë mbrojtëse. Rastet e pakta për shënim nuk u shfrytëzuan nga Cara dhe Stenior Junior.

Rezultatin më negativ e arriti Teuta, që u mund 2-0 në shtëpi nga kampionët e Andorrës. Sfida e kthimit është formalitet, pasi kampionët e Shqipërisë nuk treguan asgjë, as me afrimet e kësaj vere në formë huazimi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit