Home Sporti Boterori i Katarit Fenomeni Rona...

Fenomeni Ronaldo: Një lamtumirë e denjë për një gjeni dhe lider si Messi

350
0

Messi u shpall Kampion i Botës me Argjentinën duke triumfuar falë penalltive në finalen kundër Francës,  Lionel Messi më në fund mori trofeun e Kupës së Botës në duar, tashmë mund të konsiderohet si më i madhi në historinë e futbollit.

Së fundmi, komplimentat në drejtim të 35-vjeçarit mbërrijnë edhe nga Brazili, aty ku Ronaldo Fenomeni thekson se Messi krijoi një epokë të re.

“Futbolli i Messit bën që të hedhësh pas krahëve të gjithë rivalitetin e mundshëm, edhe atë më historikun mes Brazilit dhe Argjentinës. Kam parë shumë brazilianë, po ashtu edhe njerëz nga e gjithë që u shndërruan në tifozë të Messit këtë Botëror.

Një lamtumirë e denjë për një gjeni që është më shumë se një yll botëror, ai është lider i një epoke të re”, shkruan Ronaldo në rrjetet sociale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit