Home Sporti Gjysmëfinalet...

Gjysmëfinalet e Kupës/ Kukësi shokon Tiranën, Egnatia mund Vllazninë

459
0

Tirana ka pësuar një humbje shokuese në duelin e parë gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë përballë Kukësit në “Kukës Arena”. Skuadra më e titulluar në vend u mposht 2-0 nga verilindorët falë golave të shënuar nga Mingo dhe Solodovnikov.

Goli i parë erdhi në minutën e 20-të pas një kundërsulmi të shpejtë. Solodovnikov provoi goditjen në portë, me topin që u devijua dhe shkoi te Mingo, që me portën bosh e pati të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë. Vendësit gjetën edhe golin e dytë në të 59-tën, këtë herë me Solodovnikov, që përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes bardheblu.

Egnatia fitoi minimalisht në ndeshjen e parë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ndaj Vllaznisë. Një super gol i shënuar nga Fernando Medeiro në minutën e 31-të, i dha triumfin skuadrës rrogozhinase.

Vllaznia në krahun tjetër, e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë. Stojanovic u ndëshkua me të kuq në minutën e 37-të, ndërsa të njëjtin fat kishte edhe Hakaj në minutën e 79-të. Një rezultat që lë kualifikimin të hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Shkodër më 24 prill.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit