Home Bota Greqia në pra...

Greqia në prag zgjedhjesh, Mitsotakis paditet për tragjedinë

695
0

Të afërmit e viktimave që humbën jetën nga përplasja e trenave në Larisa të Greqisë në mars kanë paditur kryeministrin e vendit Kyriakos Mitsotakis. Familjarët e 58 viktimave kanë paditur edhe disa ministra të kabinetit të tij dhe kompaninë private Hellenic Train.

Padia e iniciuar nga Shoqata e Viktimave në Tempe kërkon që t’i atribuohet përgjegjësia për tragjedinë si qeverisë aktuale ashtu edhe qeverive të mëparshme. Padia për kryeministrin vjen në një kohë kur vendi pritet të mbajë zgjedhjet e 21 majit.

Në padinë e firmosur nga drejtuesi i shoqatës Christos Konstandinis, që është bashkëshorti i një prej viktimave, kërkohet ndër të tjera dorëheqja e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit