Home ShowBiz Hoqi dorë nga...

Hoqi dorë nga muzika, Hoxha mesazh për Feron: Allahu e forcoftë vëlla në Islam!

66
0

Reperi Fero i befasoi të gjithë me vendimin për heqjen dorë nga muzika, ku tregoi edhe se ka filluar faljen e namazit, ndërsa shtoi se është penduar për çdo këngë.

“Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë”, tha Fero në shkrimin e tij.

Pas këtij lajmi, ka pasur reagime të shumta, sidomos nga besimtarët myslimanë. Përmes një postimi në facebook, hoxha Omer Bajrami ka shkruar se e gëzon ky rast.

“Nuk e njoh, por më gëzon si rast.. Allahu të forcoftë vëlla në Islam. Allahu t’i kompenzoftë gabimet e kaluara në të mira!”, ka shkruar hoxha Omer Bajrami.

Mirëpo, duket se pas deklaratës së befasishme, publikut iu është shtuar kurioziteti për të rejat në jetën e tij. Fero postoi sot një foto, ku tregohej se gjysmë milioni njerëz në Instastory.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit