Home Sporti Hysaj gati të...

Hysaj gati të firmos kontratën me vlerë 10 milionë euro me Lazion

11
0

Elseid Hysaj nga sot është i lirë që të firmos kontratën me skuadrën e Lazios. Kontrata me Napolin tashmë ka mbaruar dhe në parim ai është një futbollist që mund të bëjë çfarë të dojë me karrierën e tij.

27-vjeçari do të bëjë edhe një lëvizje të mirë për “xhepat e tij”.Pas largimit me parametër zero nga Napoli, mbrojtësi shqiptar pritet të firmosë kontratë 4-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për vitin e pestë.

Sipas marrëveshjes, Hysaj do të përfitojë 2,5 milionë euro rrogë në sezon, të cilave u shtohen edhe bonuset për paraqitjet individuale dhe rezultatet e skuadrës. Me llogari të thjeshta, vetëm nga kontrata bazë për katër sezone, ylli i Kombëtares shqiptare do të përfitojë 10 milionë euro rrogë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit