Home Sporti Interi hidhet...

Interi hidhet në sulm për mesfushorin e PSG, për të zëvendësuar Brozovic

69
0

Marcelo Brozovic është një nga lojtarët më të spikatur te skuadra e Interit këtë sezon, por problemi i madh është fakti që trajneri Inzaghi nuk bën dot pa të në formacion.

Beppe Marotta është vënë në lëvizje për të gjetur edhe një lojtar që do të luaj në vend të Brozovic. Aktualisht Interi po has vështirësi për të zëvendësuar kroatin edhe për shkak se lojtarët që kanë në dispozicion nuk kanë karakteristikat e përshtatshme.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Marotta ka shfaqur interes për argjentinasin, Leandro Paredes. Një emër ky i njohur për ambientin zikaltër pasi është kërkuar edhe më parë, ndërkohë që në Seria A ka eksperiencë, pasi ka qenë pjesë e ekipit të Romës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit