Home Sporti Interi merr t...

Interi merr të tjera lajme të këqija, dëmtohen dy lojtarë në prag të sfidës me Juven

12
0

Nuk kanë të sosur problemet nga dëmtimi për skuadrën e Interit në këtë pauzë të Kombëtareve. Pas mbrojtësit Alessandro Bastoni, probleme edhe për dy lojtarë të tjerë: Hakan Calhanoglu dhe Marko Arnautovic.

Të dy futbollistët janë dëmtuar në kombëtaret respektive (atë turke dhe atë austriake), duke rrezikuar praninë e tyre në fushë me skuadrën zikaltër. Mesfushori turk është rikthyer menjëherë në Itali, për të qëndruar pranë stafit mjekësor të Inter, që synon ta rikuperojë për ndeshjen ndaj Juves.

Rikthimi i Calhanoglu u shpejtua edhe për faktin se bashkëshortja e tij është shtatzënë dhe pret të lindë së shpejti fëmijën e tretë. Turqia e ka siguruar kualifikimin në Euro 2024. Ai do të mungojë në miqësoren ndaj Gjermanisë dhe në ndeshjen ndaj Uellsit.

Arnautovic pësoi një goditje të fortë në ndeshjen ndaj Estonisë. Dëmtimi ndodhi në fundin e takimit, por edhe mund t’ia dalë të rikuperohet për të qenë gati ndaj bardhezinjve.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit