Home Sporti Interi nuk di...

Interi nuk di të fitojë më në Seria A, ndalet edhe ndaj Salernitanës (VIDEO)

238
0

Interi duket se ka harruar se si fitohet në Seria A, teksa ka bërë një tjetër ndalesë në javën e 29-të, në një barazim 1-1 ndaj Salernitanës.  Ndeshja nisi mirë për zikaltrit që ju deshën vetëm 5 minuta kohë për të kaluar në avantazh.

Kristjan Asllani gjen me një top të gjatë Lukakun i cili e devijon drejt këmbëve të Gosens. Ky i fundit godet bukur në limitet e zonës dhe çon topin në rrjetë.

Kur pritej që ndeshja të përfundojë me fitoren minimale të Interit, është Antonio Candreva që shtang zikaltrit. Mesfushori kroson në zonë, por që merr një trajektore e cila e çon në rrjetë duke gënjyer edhe Onanën.

Në fund sfida mbyllet në barazim 1-1 dhe Interi vazhdon të zhgënjejë duke vendosur edhe më shumë në pikëpyetje kualifikimin në Champions League për edicionin e ardhshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit