Home Bota Ish-punonjësi...

Ish-punonjësi ndryshon dëshminë: Trump më urdhëroi që të fshij kamerat

31
0

Yuscil Taveras, i identifikuar si punonjës i Donald Trump në katër dokumente ligjore, ka ndryshuar dëshminë e tij. Tani ai akuzon ish-presidentin e SHBA-së dhe dy ndihmës të tij për përpjekje për të fshirë pamjet e kameras së sigurisë, thonë prokurorët e çështjes.

Donald Trump akuzohet se pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ka marrë prej saj dhe ka fshehur në vilën në Florida, dokumente sekrete, sensitive dhe është përpjekur ta fshehë këtë krim, duke fshirë pamjet e kamerave të sigurisë, për të mos patur asnjë provë.

Ai në dëshminë përpara gjykatës këtë mars vazhdimisht përsëriti se kurrë nuk i është kërkuar nga Trump apo njerëzit e tij që të fshijë pamjet e kamerave të sigurisë në Mar-a-Lago por tashmë e ndryshoi dëshminë e tij dhe akuzon drejtpërdrejt Donald Trump. Thotë se prej këtij të fundit i është kërkuar të fshijë çdo pamje ku duken kutitë e mëdha të mbushura me dokumente, brenda resortit luksoz.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit