Home Sporti Jo vetëm Juve...

Jo vetëm Juventusi, UEFA bën gati dënimin edhe për Barcelonën

61
0

Barça mund të preket nga ‘rasti Negreira’ në Evropë. Dy inspektorë të UEFA-s arrijnë në përfundimin se klubi katalanas duhet të penalizohet për pagesat ndaj Jose Maria Enríquez Negreira, ish-zëvendës president i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve Spanjollë, midis viteve 2001 dhe 2018, sipas raporteve të ABC.

Presidenti i organit më të lartë evropian, Aleksander Ceferin, tani po debaton mes dy mënyrave të mundshme: të hapë një dosje dhe presë zgjidhjen e drejtësisë spanjolle, ose ta lërë Barcelonën jashtë Kupave të Evropës për një vit.

Barça i ka paguar gjithsej 7.3 milionë euro ish-drejtuesit të arbitrave spanjollë për raportet gjatë mandatit të Joan Gaspart dhe vazhdimin me Joan Laporta, Sandro Rosell e Josep Maria Bartomeu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit