Home Euro 2020 “Kameleon” në...

“Kameleon” në skema dhe presing i lartë, ja si Austria mund ta befasojë Italinë

11
0

Franco Foda arriti të kompletonte misionin duke kualifikuar Austrinë për në fazën e 1/8-ve të Europianit. Në fazën tjetër do të sfidojnë Italinë e Mancinit. Të kaltrit, natyrisht, shpresojnë që mrekullia austriake të ndalet këtu, teksa mediat italiane kanë bërë një analizë të austriakëve.

Për italianët, është e vështirë që Austria të inkuadrohet në një sistem loje bazë, diçka  që veç të tjerash është e vështirë të bëhet duke parë dinamikën dhe rrjedhshmërinë e futbollit modern. Austria ka alternuar mbrojtjen me 3 me atë më 4, ka rreshtuar 3 lojtarë pas sulmuesit të parë ose dhe dy, ka luajtur me një dyshe mbrojtëse në qendër dhe 5 mesfushorë.

Një tjetër karakteristikë është përdorimi sistematik i krahëve, pasi në korsitë anësore kanë të pozicionuar lojtarë me teknikë të lartë, Lainer dhe një Alaba, që është edhe shpirti i vërtetë i kësaj skuadre, i aftë të zhvendoset në qendër, kur e kërkon situata, si në manualin e futbollit të Guardiolës, që e ka drejtuar për 3 vjet te Bayerni.

Kur topi është në krah, kërkohet pasimi diagonal për sulmuesin para, me lojtarët që afrohet në 3/4 e fushës për të bërë spondën. Një tjetër lojtar kyç është futbollisti i Leipzigut, Sabitzer, i aftë që të luajë si në kabinën e regjisë dhe si trekuartist, ndërsa para austriakët i besojnë mbi të gjitha Arnautovicit, që duhet thënë se ka teknike, por i mungon pjekuria para portës, teksa humbet shumë raste.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit