Home Aktualitet Këlliçi takim...

Këlliçi takim me banorët në Laprakë: Mbikalime për ata që preken nga hekurudha

88
0

Banorëve të Laprakës, të cilët preken nga projekti i hekurudhës, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u premtoi ndërtimin e mbikalimeve me qëllim ofrimin e shërbimeve me pjesën tjetër të kryeqytetit.

“Ai projekt do të bëhet realitet pas 14 majit. Mbikalimet nuk kushtojnë asgjë në një buxhet prej 246 milionë Eurosh që ka Bashkia e Tiranës”, tha Këlliçi. Erjon Veliajn e akuzoi se në dy mandate qeverisje nuk ka investuar në infrastrukturën e kësaj zone.

“Kjo rrugë është në këtë gjendje tani që është thatë, po kur bie shi? Po kur bie shi, me çizme, 2023. Erion Veliaj 12 ditë e ka afatin e skadencës, 12 ditë”,-tha Këlliçi.

Jo vetëm për mungesën e rrugëve, por kundërshtarin e tij në garën e 14 Majit e bëri përgjegjës edhe për mungesën e pastrimit të mbetjeve urbane. “Vetë me dorën e vet, Veliaj dhe Kryeministri kanë firmosur 430 milionë euro për pastrimin e Tiranës, shiheni ku është! Shiheni, jemi në Laprak 3 kilometra nga qendra e Tiranës, nga zemra, nga “Sheshi Skënderbej”.

Qytetarët i ftoi që ndëshkimin për punët e pabëra Veliajt t’ia japin me votë në 14 Maj. “Ndëshkojini këta për të gjithë këtë padrejtësi që ju bëjnë. Të mbajnë llogari, të dalin para ligjit për si i kanë vjedhur qytetarët se janë vjedhur lekët e tua”,-tha në fund.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit