Home Sporti Lautaro Marti...

Lautaro Martinez drejt transferimit te Atletico, Ausilio zbarkon në Madrid

74
0

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ndodhet në Madrid për të ndjekur çerekfinalen e kthimit të Champions League, por ky nuk është synimi i vetëm i mbërritjes së tij në Spanjë.

Klubi zikaltër është i detyruar të shesë një tjetër element të rëndësishëm verën e ardhshme për të rregulluar bilancin. Duhet të ndodhë diçka e ngjashme me atë që u bë verën e kaluar me shitjen e Lukakut dhe Hakimit.

Një nga lojtarët me vlerën më  të lartë të kartonit në klubi zikaltër është argjentinasi Lautaro Martínez, të cilin Interi nuk e konsideron të pashitshëm Ausilio pritet të takohet në Madridit me përfaqësues të klubeve të mëdha në Evropë, të interesuar për Lautaron.

Çmimi i shitjes është rreth 80 milionë euro dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, Atlético e Madridit është një skuadrat që e pëlqen argjentinasin. “Los Colchoneros” pritet të heqin dorë nga blerja përfundimtare e kartonit të Antoine Grizmann, vlera e të cilit shkon në 80 milionë euro.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit