Home Sporti Boterori i Katarit Mbappe është ...

Mbappe është rekordmen, kalon Zidane dhe barazon Pele-n

435
0

Franca mundi Danimarkën 2-1 mbrëmjen e sotme. Të dy golat u shënuan nga sulmuesi Kylian Mbappe. Mbappe ka kaluar Zinedine Zidane në renditjen e golashënuesve të kombëtares.

Vetëm gjashtë lojtarë kanë shënuar më shumë gola për Francën se Kylian Mbappe dhe Zinedine Zidane. Bëhet fjalë për David Trezeguet (34 gola), Karim Benzema (37), Michel Platini (41), Antoine Griezmann (42), Thierry Henry dhe Olivier Giroud (51 secili).

Mbappe është bërë lojtari i dytë në histori i cili arrin kuotën e 7 golave në Botërorë pa mbushur 24-vjeç. I pari ishte Pele, i cili e bëri një gjë të tillë kur ishte në moshën 21-vjeçare në Botërorin e vitit 1962 në Kili.

Pele e mbylli karrierën e tij me 12 gola në Botërorë, një shifër të cilën Mbappe mund ta arrijë edhe në këtë edicion nëse vazhdon këtë formë para portës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit