Home ShowBiz Mbretëresha E...

Mbretëresha Elizabeth II e priste vdekjen, iku pa pendesa. Brandreth: E pranoi me hijeshi

104
0

Mbretëresha Elizabeth vdiq në moshën 96-vjeçare, në kështjellën Balmoral në Skoci dhe menjëherë, froni i kaloi mbretit Charles III.

Ditët e fundit të jetës së mbretëreshës po tregohen në librin e ri “Elizabeth: An Intimate Portrait”, nga shkrimtari mbretëror Gyles Brandreth. Sipas tij, mbretëresha e ndjerë bëri paqe me vdekjen dhe e dinte se ditë pas dite, po i mbaronte koha për të jetuar.

“E vërteta është se Madhëria e Saj e dinte se koha e saj ishte e kufizuar. Ajo e pranoi këtë me hijeshi. Besimi ishte gjithçka për të. Ajo më tha se nuk ishte penduar”, shprehet për librin e ardhshëm Dr. Greenshields, i cili u kujdes për mbretëreshën në ditët e saj të fundit në pallatin në Balmoral.

Autori Brandreth shkroi edhe për shkakun e vdekjes së Madhërisë së Saj, duke hedhur poshtë thashethemet se mbretëresha vuante nga një kancer i rrallë që prek palcën e kockave. Ai tha se nuk është aspak për t’u habitur se mbretëresha vdiq nga mosha e thyer dhe se mjeku i saj e dëshmoi rënien graduale të monarkes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit