Home ShowBiz Mbreti Charle...

Mbreti Charles u diagnostikua me kancer, princ Harry niset drejt Anglisë

173
0

Mbreti Charles III u diagnostikua me kancer. Reagime të shumta ka nga ndërkombëtarët të cilët shprehën keqardhjen për gjendjen shëndetësore të mbretit. Ministrja e parë e Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill, deklaroi se i vjen shumë keq që dëgjon për diagnozën e mbretit.

“Më vjen shumë keq që dëgjoj për sëmundjen e mbretit Charles dhe dua t’i uroj atij mirë për trajtimin e tij dhe një shërim të plotë dhe të shpejtë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, princi Harry ka diskutuar me Mbretin për diagnozën e tij të kancerit, dhe për këtë ka vendosur të udhëtojë nga Kalifornia në Britanë e Madhe për ta parë atë në ditët në vijim.

Kryeministri Rishi Sunak tha se i gjithë vendi do t’i urojë Mbretit shërim të plotë. ”Duke i uruar madhërisë së tij shërim të plotë dhe të shpejtë. Nuk kam dyshim se ai do të kthehet në fuqinë e plotë brenda një kohe dhe e di që i gjithë vendi do t’i urojë atij mirë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit