Home ShowBiz Megan Fox e s...

Megan Fox e shqetësuar: Po më bullizojnë djalin për mënyrën si vishet

9
0

Aktorja e njohur Megan Fox, në një intervistë është shprehur se djali i saj 8-vjeçar është bullizuar nga njerëz që nuk pajtohen me zgjedhjet e tij të veshjes.

Aktorja e cila luan në filimin e ri “Till Death” tha se djali i saj i madh, të cilin e ka me ish-partnerin Brian Austin Green, është dëmtuar psikologjikisht nga njerëz të këqinj dhe dashakeqës.

“Ai dëgjon komente bullizuese dhe në shkollë, ku i thonë se djemtë nuk veshin fustane”, tha Fox.

Aktorja 36-vjeçare ka folur dhe më herët për shijet e djalit të saj sa i takon të veshurës dhe ajo e mbështet.

“Ndonjëherë, kur vishet vetë, parapëlqen fustane. Ai shkon në një shkollë të mirë, liberale dhe përsëri aty bullizohet”, tha ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit