Home Euro 2020 Ngatërrojnë B...

Ngatërrojnë Budapestin me Bukureshtin, 6 tifozë francezë humbin sfidën Hungari-Francë

1
0

Një grup tifozësh nga Franca do të humbasin ndeshjen kundër Hungarisë në “Euro 2020”, jo sepse kanë ngatërruar vetëm stadiumin, por shtetin. Kjo është historia e veçantë që u ka ndodhur 6 tifozëve francezë të cilët në vend që të niseshin për në Budapest për të ndjekur ndeshjen Hungari-Francë në “Puskas Arena”, zbarkuan në Bukuresht të Rumanisë.

Ngatërrimi i kryeqyteteve ishte me pasoja për ta pasi shkoi dëm i gjithë udhëtimi por historia sipas një gazetari rumun nuk mbaron këtu. Francezët me të zbarkuar në Bukuresht panë shumë tifozë ukrainas dhe u ulën të pinin birra me ta dhe vetëm pas një bisede të gjatë mësuan gabimin trashanik dhe kuptuan që në Bukuresht do të luhej sfida tjetër Ukrainë-Austri.

Me të kontrolluar biletat, tifozët francezë kuptuan se kishin prenotuar gabimisht në Bukuresht por ata kanë një mundësi të artë pas gafës që bënë. Franca nëse del e para në Grupin F sonte, do të luajë pikërisht në “National Arena” të Bukureshtit ndeshjen e saj të 1/8 të Europianit ndaj dhe tifozët që gabuan herën e parë, kanë fatin që ta shikojnë pikërisht në Bukuresht ekipin e tyre por vetëm duhet të luten e të bëjnë tifozllik që skuadra e Deschamps ta mbyllë si e para Grupin F.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit