Home Euro 2020 OBSH ngre ala...

OBSH ngre alarmin: Turmat pa maska në Euro 2021, shkatërruese!

1
0

Pamja e 60 mijë spektatorëve që ndiqnin live përballjen Itali-Angli është konsideruar shkatërruese nga OBSH. Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove ka shprehur shqetësimin për turmat e njerëzve që nuk mbanin maskë, teksa këndonin dhe brohorisnin për finale.

“A duhet të kënaqem teksa shoh transmetimin Covid-19 përpara syve të mi”, shkroi Van Kerkhove në Twitter, duke shtuar se varianti Delta “do të përfitojë nga njerëzit e pavaksinuar”.

Më herët, kryeministri britanik Boris Johnson, e mbrojti vendimin për të lejuar më shumë se 60,000 njerëz të merrnin pjesë në ndeshjen finale, duke thënë se ajo do të organizohet në “një mënyrë të kujdesshme dhe të kontrolluar, me testimin e të gjithëve që shkojnë atje”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit