Home POLITIKE Partia e Liri...

Partia e Lirisë çoi emrin e Berishës, por KAS vendos emrin e Metës përbri koalicionit “Bashkë Fitojmë”

252
0

Këtë të mërkurë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur emrin e Ilir Metës përbri koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”. Partia e Lirisë me anë të një shkresë dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëri të ditur se drejtuesi i koalicionit opozitar ”Bashkë Fitojmë” ishte Sali Berisha.

Me publikimin e modelit për fletën e votimit për kandidatët për Këshillat Bashkiakë, përbri numrit një në listë që është koalicioni, mungonte emri i drejtuesit të koalicionit.

Ky detaj u përdor nga socialistët të cilët nuk ngurruan që gjatë takimeve elektorale të përmendin që ”asnjë demokrat nuk do ta donte emrin e Ilir Metës si drejtues në fletën e votimit”. Shkresa e drejtuar KQZ-së mbante vulën dhe firmën e Braimllarit, sekretarit organizativ të Partisë së Lirisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit