Home Sporti Polemikat për...

Polemikat për një faull të Benzema, policia largoi presidentin e PSG nga dhomat e zhveshjeve

146
0

Real Madrid fitoi 3-1 në “Santiago Bernabeu”, duke përmbysur humbjen 1-0 në Francë dhe duke u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League. PSG zhvilloi një pjesë të dytë shumë të dobët, sidomos në disa minuta ku mbrojtja ishte e përgjumur.

Francezët kanë shpërthyer në protesta për mungesën e faullit te goli i barazimit të Karim Benzema, që ndryshoi ndeshjen. Ylli i Realit përfitoi nga pasiguria e Donnarummas, ndërsa arbitri i ndeshjes nuk e cilësoi të parregullt kontaktin me “gardianin” italian.

Vendimi i Danny Makkelie ka tërbuar drejtuesit e PSG-së. Presidenti Nasser Al-Khelaifi dhe drejtori sportive Leonardo, nuk janë përmbajtur aspak pas humbjes dhe përfundimit të aventurës europiane.

Kreu i klubit francez ka humbur qetësinë dhe ka filluar të godasë me grusht murin në dhomat e zhveshjes sipas medieve spanjolle, teksa i është afruar arbitrit holandez për t’i shprehur gjithë ankesat dhe pakënaqësitë e tij.

Al-Khelaifi për pak është kapur me duar me 39-vjeçarin dhe nuk është qetësuar as nga ndërhyrja e forcave të sigurisë, të cilët kanë tentuar të evitojnë përplasjen e madhe. Dëshmitarët vendosën të thërrisnin policinë, ndërhyrja e së cilës më pas nuk u realizua.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit