Home Aktualitet Policia kërko...

Policia kërkon për 8 persona të zhdukur që punonin në një call center dhe gjejnë 45 çanta me eshtra njerëzish

142
0

Për Daily Mail / Christian Oliver dhe AFP
Përgatiti: Albert Vataj

Tmerri i kartelit meksikan ka pasuruar kronikën e zezë me faktet ngjethëse. Autoritetet e atjeshme gjatë një kërkimi për 8 persona të raportuar të zhdukur që më 20 maj, kanë gjetur 45 çanta të mbushura me eshtrat burrash dhe grashë. Ata zbulohen në një luginë pas kërkimit të grupit që punonte në call center të lidhur me bandat e krimit.

Të paktën 45 çanta me mbetje njerëzore, janë gjetur në një luginë në shtetin e Jaliscos në Meksikën perëndimor, të gjatë një kërkimi për tetë persona të raportuar të zhdukur javën e kaluar, thanë autoritetet lokale të enjten.

“Janë nxjerrë dyzet e pesë çanta me mbetje njerëzore që u përkasin meshkujve dhe femrave”, tha në një deklaratë zyra e prokurorit të shtetit. Zbulimi i tmerrshëm u bë të martën në fund të një lugine në komunën e Zapopan, një periferi e Guadalajara, një qendër e madhe industriale.

Autoritetet kishin nisur një kërkim për dy gra dhe gjashtë burra, të gjithë të moshës rreth 30 vjeç, të cilët ishin raportuar të zhdukur që prej 20 majit. Raportimet e personave të zhdukur për secilin ishin bërë veçmas në ditë të ndryshme, por hetuesit zbuluan se të gjithë punonin në të njëjtën qendër call center.

Qendra e thirrjeve ishte në të njëjtën zonë ku u zbuluan mbetjet njerëzore. Ekspertët e mjekësisë ligjore ende nuk e kanë përcaktuar numrin e viktimave apo identitetin e tyre.

Hetimet fillestare sugjeruan se qendra e thirrjeve mund të ishte përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe mediat lokale raportuan gjithashtu se autoritetet kishin gjetur marihuanë, një leckë pastrimi me njolla të dukshme gjaku, si dhe dokumente për aktivitete të mundshme tregtare.

Por të afërmit e të zhdukurve akuzuan autoritetet se po kërkonin të portretizonin viktimat si kriminelë. Vitet e fundit, mbetje njerëzore janë gjetur në çanta ose varre të pashënuara në zona të ndryshme të Jalisco, çka do të thotë se për autoritetet kjo panoramë tmerri nuk është as e re dhe as e panjohur, madje është vijim i kësaj praktike horrori që mbretëron zonën.

Në vitin 2021, në komunën Tonala, në Jalisco, u gjetën rreth 70 çanta me eshtrat e 11 personave. Dhe në vitin 2019, trupat e 29 personave u gjetën në 119 çanta në një zonë të papopulluar të Zapopan. Një rast tjetër që shkaktoi protesta të shumta në Jalisco ishte zhdukja në mars 2018 e tre studentëve të filmit, eshtrat e të cilëve u tretën në acid.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit