Home Euro 2020 Ramos: PSG kl...

Ramos: PSG klub i madh, nuk do të festoj kurrë kundër Realit!

14
0

Sergio Ramos ka lëshuar deklaratat e para për shtypin spanjoll pasi është bërë një futbollist i Paris Saint-Germain.

“Kam kaluar një etapë të mrekullueshme në Madrid dhe i kam shijuar të gjitha momentet e bukura atje. Ishte e trishtueshme të largohesh nga shtëpia që të ka dhënë aq shumë. Vendosa që të vijë te PSG, një ekip me një projekt dhe realitet. Më pëlqejnë sfidat, do vijoj të kem të njëjtin motivim dhe dëshirë për të fituar. Shpresoj të bëj mirë si në Madrid. Ndaj kujtime të paharrueshme. Shoh që jam në një ekip ideal.

Nuk do të festoj kurrë kundër Realit. Sepse është familja ime dhe e kam në zemër. Meritojnë respekt. A do të qëndrojë Mbappe? Si futbollist i PSG dua që të qëndrojë. Më pëlqen që të luajë me të mirët dhe Mbappe është një prej tyre”, tha Ramos.

Ish-kapiteni i Real Madrid ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023, teksa kujtojmë që u largua nga skuadra merengues, ku ishte që nga mosha 16 vjeç. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit