Home Sporti Reali i Ancel...

Reali i Ancelottit vijon rrugëtimin perfekt, fiton dhe ndaj Sevillas (VIDEO)

107
0

Real Madrid mori një tjetër fitore 3-1 në shtëpi ndaj Sevilla dhe blindon vendin e parë. Madrilenët e nisin ndeshjen në mënyrën e duhur, me Luka Modric shënoi pas një asisti fantastik të Vinicius Junior.

Kroati me portën e boshatisur e kishte një lojë fëmijësh shtyrjen e topit në rrjetë duke ndezur atmosferën në Santiago Bernabeu.

Ndërkohë, me fillimin e pjesës së dytë, madrilenët janë zënë në befasi nga Eric Lamela i cili ndëshkoi Courtois në minutën e 54-të, me një goditje me shumë klas.

Madrilënët do të riktheheshin në avantazh me Vazquez në minutën e 79-të, ndërkohë që dy minuta më pas Valverde do të realizonte një super gol.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit