Home Euro 2020 Roy Keane kri...

Roy Keane kritikon Kane: Merkato e ka shpërqendruar, nuk po jep asgjë!

7
0

Harry Kane përjeton një moment shumë të komplikuar dhe ndeshja kundër Skocisë ku u zëvendësua, e konfirmon. Roy Keane mendon se ai po jep shumë më pak se sa parashikohej.

“Ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Spursa-t dhe ndoshta kjo e ka shpërqendruar. Kur mendon për të ndryshuar skuadër apo dëshiron të flasësh me një klub tjetër mund të të heqë energjitë. Nuk ndihmon dhe ai nuk duket në formë. Nuk duket i aftë për të arritur shpejtësinë e tij gjatë gjithë kohës. Nëse Anglia dëshiron të jetë kompetitive në këtë turne, ka nevojë që ylli i saj të japë maksimumin.

Kemi parë Lukakun dhe De Bruyne të bëjnë mrekulli, ashtu si dhe Ronaldo. Ndërsa Kane nuk është në maksimum. Unë jam i kënaqur që Gareth Southgate e zëvendësoi, pasi ka njerëz që thonë se Kane nuk mund ta heqësh, sepse është ylli, lojtari kryesor. Por nëse nuk luan, zëvendësohesh dhe pikë. Rashford dha ca energji, por jo aq sa duhet”, deklaroi Kean.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit