Home Aktualitet Seria e vrasj...

Seria e vrasjeve në qytetin e ”hesapeve të vjetra”

107
0

Vrasje, ekzekutim, atentat, banda, hakëmarrje etj, janë fjalët që përshkruajnë situatën ku ndodhet Elbasani. Qyteti prej vitesh është në dorën e të fortëve, që vrasin e godasin nën syin e Policisë, dhe kjo e fundit tregohet e dobët dhe e tërhequr për të vënë ligjin në zbatim. Ekzekutimi i dyfishtë dje, është në vazhdën e vrasjeve që lidhen me njëra-tjetrën.

Në 5 vitet e fundit në këtë qytet janë bërë 7 atentate mafioze, ku shkak dyshohet të jenë bërë konfliktet e vjetra për drogën. Vrasja e Lulzim Bitirit dhe Ardian Çollakut riktheu dhe njëherë në vëmendje përplasjet mes grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit.

Ekzekutimi mbrëmjen e 4 tetorit për hetuesit shihet si vijim i sagës së hakmarrjeve mes grupeve kriminale. Shkak është bërë prishja e pazareve të drogës. Identifikimi i autorëve duket një mision i vështirë. Mes vrasjeve pa autor është dhe ajo e 3 shkurtit të 2016, e konsideruar si masakra e Elbasanit, ku humbën jetën Agron Çapja, Ardit Sinakolli, Eno Bedalli si dhe u plagosën 9 të tjerë.

Përplasja mes grupeve kriminale në këtë qytet nuk ka përfshirë vetëm anëtarët e tyre, por dhe personat e konsideruar si të afërt me ta. Mes tyre është vrasja e 22 marsit të 2019 e Ravik Gurrës, avokat i fisit Çapja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit