Home Sporti Sindikata e f...

Sindikata e futbollistëve profesionistë francezë paralajmëron PSG: Pezullimi i Mbappe, do të ishte i paligjshëm!

3
0

Sindikata e futbollistëve profesionistë francezë (UNFP) ka “paralajmëruar” Paris Saint-Germain në lidhe me situatën e Kylian Mbappe.

Presidenti i UNFP-së, Piat ka thënë në një intervistë të realizuar së fundmi se klubi i PSG-së do të sanksionohet nëse e pezullon sulmuesin për arsye jo sportive.

“Nëse të dyja palët nuk kanë rënë dakord për një dalje nga kriza, do të duhet të kërkojmë që të respektohen kontratat. Ta pezullosh Mbappe-në dhe të mos e lësh të luajë, është e paligjshme sipas kodit të punës.

Kur bëhet fjalë për një lojtar pak të njohur, mund të besohet se ai nuk është i aftë, por nëse problemi ka të bëjë me lojtarin më të mirë në botë, nuk është e mundur të besohet diçka e tillë. Ka dënime nëse një lojtar përjashtohet për arsye jo sportive.”- tha Piat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit