Home Aktualitet Skenari vazhd...

Skenari vazhdon, shtyhet sërish vendimi final se kujt i përket PD-ja

969
0

Sipas skenarit rilindas, natyrisht duket edhe në bashkëpunim me grupin Alibeaj-Basha-Bardhi, u vendos të shtyhej vendimi final për të përcaktuar se kujt i përket formalisht PD.

Seanca gjyqësore për bashkimin e dy statuteve të PD-së që ishte parashikuar të mbahej sot në gjykatën e Apelit është shtyrë për të të disatën herë dhe pritet të mbahet më 17 janar. Gjykata e Apelit mori këtë vendim pasi grupi i Alibeajt kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja. Sipas tyre, Kacerrja kërkoi në seancën e mëparshme të rregullonte prokurën e përfaqësimit sipas statutit. Trupa gjykuese do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga PD që pretendon se çështja po paragjykohet.

“Sot në datë 22.12.2022, u zhvillua seanca gjyqësore lidhur me ankimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Përfaqësuesi i PD, av. Rezart Kthupi paraqiti një kërkesë të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Z. Gazmend Bardhi, me të cilën u kërkua përjashtimi i gjyqtares relatore Irida Kacerja. Si shkak i përjashtimit u referua vendimi i ndërmjetëm i gjykatës, për të paraqitur autorizimin për përfaqësim, konform normave të statutit të PD. Gjyqtarja relatore nuk vlerësoi se kishte shkaqe papajtueshmërie.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim të ndërmjetëm, vendosi të shtyjë seancën për në datë 17.01.2023, ora 9:00. Ndërkohë do të caktohet me short gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën për përjashtim.”-thuhet në njoftim.

Ndërkohë Enkelejd Alibeaj njihet juridikisht ndaj buxheti i shtetit njeh firmën e tij si kryetar në PD për financat e kësaj partie, pra çdo shpenzim apo pagesë nuk bëhet me firmën e Sali Berishës, por vetëm Enkelejd Alibeajt.

Edhe kryetarët e degëve të PD-së i paguan Alibeaj me fondet e PD.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit