Home Sporti Starton sot C...

Starton sot Champions League, ja super duelet që na presin në mbrëmje

88
0

Më në fund vjen dhe kompeticioni më i bukur dhe më i shumëpritur, Uefa Champions League. Sonte në mbrëmje disa nga skuadrat më të njohura do të nisin aventurën në fazën e grupeve, teksa nuk do të mungojnë dhe duelet e mëdha.

Gjithçka do të nisë në orën 18:45 teksa Cristiano Ronaldo me Manchesterin e tij do të kërkojnë të marrin 3 pikët në transfertën ndaj Young Boys. Pas debutimit me dopietë në kampionat, CR7 kërkon të lërë gjurmë në kompeticionin e tij të preferuar.

Barcelona dhe Bayerni do të masin forcat mes tyre në “Camp Nou” për të treguar dhe formën e tyre. Skuadra e Ronald Koeman do të synojë ta marrë 3 pikët e para, teksa fituesi i Grupit E me siguri që do të dalë prej dy dueleve mes tyre.

Në mbrëmje ndërkohë Juventus do të kërkojë që të harrojë sa më parë paraqitjet shumë zhgënjyese në kampionat, teksa do të luajë në tranfertën ndaj Malmo. Dybala këtë herë pritet të jetë në fushë, ndërkohë që mungesa e madhe do të jetë sërish Chiesa. /R.Lika-Koha Jone/

Image

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit