Home Aktualitet Topi: Mes Bas...

Topi: Mes Bashës dhe Berishës ka mbaruar gjithçka

401
0

Beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, për ish-presidentin Bamir Topi është betejë jetë a vdekje. ”Foltoren” e Berishës e ka konsideruar si një betejë e ish-kryeministrit për interesa personale.

”Mes tyre ka mbaruar gjithçka, nëse janë më profesionistë se aktorët e Hollywood, hallall e paçin. Po ruajnë njëri-tjetrin se janë së bashku, nëse njëri do rrisë dozën. Nuk i vendos ekuivalent në kapacitete, se njëri është kapacitet, tjetri është fanulone. E vendosa ekuivalentët thjesht në ruajtjen pasi dinë gjëra mes njëri tjetrin.

Ai për Bashën thotë është “besë prerë”, ai tjetri nuk flet ose tenton që të gjejë një meaculpa për faktin që ishte i pamundur që të mblidhte institucionet e partisë për Berishën, një ekuilibër taktikë, nuk e bëjnë për lojë se gjithçka e kanë bërë me njëri-tjetrin.

Ka qenë njeriu më i përkëdhelur, më i suportuar dhe më i mbrojtur nga Berisha, aq sa në 2013 ku votimi është bërë duke identifikuar numrat e votuesve, duke detyruar Sokol Olldashit, që edhe pse kishte një lidhje shumë të ngushtë me Berishën, por prap e nxori jashtë”,-tha në ”Report Tv”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit